Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna shet fëmijën 10 ditësh për 1900 euro

Nëna shet fëmijën 10 ditësh për 1900 euro
March 31
11:33 2016

Një 25-vjeçare nga Vladikavkaz në  Rusi është përpjekur të shesë një foshnjë 10 ditëshe  kundrejt një çmimi prej 1900 eurosh.

Veprimi i gruas është bërë i njohur për policinë, punonjës të së cilës janë paraqitur të maskuar si blerës dhe kanë regjistruar nëpërmjet një kamere të fshehur bisedat me nënën. Mësohet se e ëma e foshnjës ishte prostitutë. Ajo u ka thënë se bebja e saj është djalë dhe se në këmbim të tij kërkonte 1900 euro.

Pasi policët i dorëzuan paratë, e arrestuan 25-vjeçaren, e cila rrëfeu se jeta e saj ka qenë e vështirë. “Nuk kisha zgjidhje tjetër.  M’u desh të shisja fëmijën tim, por tani dua të më kthehet sërish”,- ka thënë nëna e foshnjës 10 ditëshe.

Sipas policisë, e arrestuara është nëna e një tjetër fëmije, të cilin e ka lënë nën kujdesin e së ëmës në shtëpi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje