Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna prej dy muajsh e vdekur, Beqaj e pyet me mesazh për cilësinë e shërbimit

June 23
12:11 2016

Fotografi i njohur Felix Bilani ka postuar në llogarinë e tij në “Facebook” një mesazh që Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar në telefon, ku i drejtohet nënës së tij, të cilën e pyet për cilësinë e shërbimit mjekësor. Në fakt, nëna e fotografit ka më tepër se dy muaj që ka ndërruar jetë. I revoltuar nga papërgjegjshmëria e shfaqur, fotografi reagon ashpër dhe akuzon ministrin Beqaj dhe QSUT-në për shërbimin e dobët.

Ai rendit disa arsye pse nuk mund të flitet për cilësi shërbimi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në fund premton se do të kthehet vetëm për tu marrë me QSUT-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Ja postimi i plotë i fotografit Felix Bilani:

Papërgjegjshmëria e Ilir Beqes në këto lloj dacibaosh është e frikshme ……. e para Nëna ime ka 2 muaj e gjysëm që ka ndërruar jetë. Dhe këtu ku ka ardhur ky mesazh është numri im dhe unë quhem Felix Bilani. Me këtë gjë treguat thjesht që jeni bërë zyrë funerali dhe asgjë më tepër. Por meqë je çun trendy po te them nja dy gjera për shërbimin tënd…..1 urgjenca e Tiranës është 0 ndërsa mjekët janë asa…
2. Një drejtoreshë që u thotë kirurgëve në mbledhje që edhe unë po të lexoj operoj tregon sa i përgjegjshëm je
3. Në qendrën që ti e quan spitalore akoma përdoret analginë gjë që është e ndaluar në pothuajse të gjitha vendet e botës
4. Ilacet që ti tenderon janë të dhjera sepse nuk bëjnë asnjë efekt
4. Vec termit kabul, qsut nuk ka emër tjetër
5. Mjeket paguajnë cdo ditë parkimin që ti ke dhënë me koncesion
6. Në sallat e operacionit nuk ke as penjë dhe as kapëse për të mbyllur plagët dhe kur ne i blejmë vetë histerizmi i njerëzve që ti ke vënë aty e quan korrupsion.
Tani nja dy fjalë të thjeshta ……meqë një gafe e tillë për mua është skandal …..tani nëse nuk e ke harruar, ti e di që unë kam një karrierë goxha të mirë në media edhe pse nuk punoj më në to. Por të premtoj që do kthehem dhe do merrem vetëm me qsut dhe min e shëndetësisë të premtoj.

Më tej, fotografi tregon se pas marrjes së mesazhit në telefon, ai i është drejtuar me pyetje, ku përgjigjet që jepen janë të njëjtat “Faleminderit për përgjigjen tuaj”.