Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna pranon përdhunimin e së bijës: Kisha turp të tregoja

Nëna pranon përdhunimin e së bijës: Kisha turp të tregoja
September 12
09:57 2016

Pas deklaratës ndryshe të dhënë herën e parë kur u mor në pyetje, 40-vjeçarja Selvie Hyzeiraj ka pranuar së fundmi përdhunimin e vazhdueshëm të së bijës 12-vjeçare. E pyetur për arsyen e ndryshimit të dëshmisë së saj, nëna e të miturës është shprehur në Policinë e Fierit se nuk reagonte për shkak të turpit.

“I kam gjetur dy a tri herë që kryenin marrëdhënie, por nuk kam dashur t’i hap fjalë vajzës, prandaj nuk kam reaguar, ndërkohë me Ilmiun bënim sherr çdo ditë. Ai nuk e trajtonte si vajzën e tij, lëreni çfarë thotë tani. Ja, pyesni vajzën!”- mësohet të ketë deklaruar 40-vjeçarja, shkruan “Panorama”.

Nga ana tjetër, 12-vjeçarja akuzon të ëmën se nuk e ka mbrojtur përballë ngacmimeve seksuale të njerkut dhe më pas edhe marrëdhënies me dhunë me të. Në dëshminë e saj, ajo ka treguar se është përdhunuar prej 6 vitesh nga njerku, por e ëma nuk ka reaguar asnjëherë, as duke u larguar nga bashkëjetuesi dhe as duke e denoncuar rastin e rëndë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje