Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna gjen të birin 6 vjeç të plagosur në kopsht, gjykata vendos të nisë hetimet

Nëna gjen të birin 6 vjeç të plagosur në kopsht, gjykata vendos të nisë hetimet
August 02
20:40 2016

Gjykata e Tiranës ka urdhëruar prokurorinë të rinisë hetimet në lidhje me historinë e një fëmije 6-vjeçar, i cili është plagosur në ambientet e kopshtit nr. 26 në Tiranë.  Ngjarja në fjalë ka ndodhur vitin e kaluar, më 23 qershor, në ambientet e këtij kopshti dhe prindërit e denoncuan rastin, mirëpo prokuroria vendosi mosfillimin e procedimit penal.

Amarilda Gj., e ëma e të miturit me iniciale D.Gj., ka shkuar një ditë të marrë të birin në kopsht dhe e ka gjetur fëmijën të fashuar dhe me gjak në veshjet e tij. Pavarësisht se është interesuar për ngjarjen, e ëma e fëmijës nuk ka arritur të kontaktojë dot me edukatoren përgjegjëse, por një kolege e saj i ka rrëfyer se djali është vrarë teksa luante me shokët, se ai është shoqëruar për në qendrën spitalore, ku edhe ka marrë ndihmën mjekësore dhe është kthyer përsëri në kopsht.

Në arsyetimin e vendimit të prokurorisë, në rastin në fjalë e kallëzuara Adelina P., në pozicionin e edukatores, nuk mund të ngarkohej me përgjegjësi penale, pasi dëmtimet e fëmijës ishin aksidentale dhe në këtë kuptim fakti i kallëzuar nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

Pikërisht një përfundim të tillë gjykata nuk e ka gjetur të bazuar, duke vendosur shfuqizimin e vendimit të prokurorisë dhe urdhërimin e rinisjes së hetimeve. Gjykata shprehet se kjo çështje duhet të dërgohet në prokurori për vazhdimin e hetimeve të mëtejshme, pasi konstatohet se organi i akuzës, pasi ka administruar kallëzimin e kallëzueses, si edhe deklarimet e saj, si edhe pasi ka pyetur disa punonjës të atij personeli, ka vendosur fillimin e hetimit. Kjo ngjarje na kthen edhe njëherë vëmendjen ndaj dhunës në kopshte, kur pak muaj më parë një administratore kopshti ra në pranga pasi ushtronte dhunë te të miturit.

Komento
Shperndaje