Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna flet për çrregullimet e identitetit gjinor të fëmijës 9-vjeçar

Nëna flet për çrregullimet e identitetit gjinor të fëmijës 9-vjeçar
September 13
13:13 2016

Në emisionin “Me zemër të hapur”, një nënë ka shprehur shqetësimin për fëmijën e saj 9-vjeçar me çrregullime të identitetit gjinor.

Ani ka lindur vajzë, por në moshën 5-vjeçare ajo ka filluar të shfaqë sjellje mashkulli. Që në atë kohë fëmija i ka thënë nënës që ndihet djalë dhe ajo ka vendosur ta rritë atë si djalë.

Nuk ishte kjo zgjedhja që nëna dëshironte, por Ani bëhej i dhunshëm dhe ushtronte dhunë ndaj familjarëve e fëmijëve të tjerë. Kjo gjë i ka shkaktuar shumë probleme në shkollë dhe ambiente të ndryshme publike, pavarësisht se mësuesit përsëri e mbështetin atë. Nëna tregon se në momentet që fëmija ishte i ndërgjegjshëm kujdesej për të por në momentet që acarohej ajo nuk kishte fuqi për t’u përballur.

Sipas nënës, institucionet përkatëse nuk kujdesen kurse mjekët kanë bërë një konsultë veçanërisht për të. Fëmija është shtruar disa herë në spital për shkak të mbipeshës dhe të çrregullimeve transgjinore. Mjekët kanë thënë se fëmija nuk ka mitër dhe ka shumë mundësi të ketë organe gjenitale mashkullore të fshehura. Ani duhet t’i nënshtrohet një operacioni  për të lehtësuar çrregullimet transgjinore./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje