Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna e Ida Dervishit: “Vajza ime flinte me pistoletë në kokë”

Nëna e Ida Dervishit: “Vajza ime flinte me pistoletë në kokë”
April 08
08:43 2016

Nëna e Ida Dervishit, gruas që u vra nga bashkëshorti i saj, oficer i Gardës, dy ditë më parë, ka folur për gazetën “Panorama”, ku tregon se vdekja e së bijës nuk ka qenë e rastësishme, pasi ajo ka vuajtur gjithmonë  duke jetuar nën presion psikologjik dhe dhunë fizike.

Feride Spahiu tregon se vajza është vrarë  me gjakftohtësi, pasi burri i saj ushtronte dhunë çdo ditë dhe ia vendoste pistoletën tek koka ndërsa flinte. Gjithashtu ajo tregon se dhunë psikologjike ka përjetuar edhe djali i tyre 5-vjeçar, pasi gardisti i thoshte: “Mamaja jote do të vdesë shpejt dhe ty do të të rrisë një mami tjetër”.

Gjithashtu ajo shton se vajza e saj edhe është përdhunuar prej tij, jo vetëm një herë por shpesh. Ajo tregon se  e bija ia kishte thënë këto gjëra, por është e sigurt që shumë të tjera nuk ia tregoi kurrë.

Komento