Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna denoncon: Ma dhunojnë fëmijën në shkollë. Askush s’mban përgjegjësi

Nëna denoncon: Ma dhunojnë fëmijën në shkollë. Askush s’mban përgjegjësi
October 10
12:10 2016

Një nënë e një fëmije 5 vjeç ka denoncuar dhunën që ushtrohet ndaj të birit, i cili ndjek ciklin parashkollor në shkollën “Shyqyri Peza” në Kombinat. Në një intervistë për “Balkanweb”, ajo pretendon se fëmija dhunohet vazhdimisht dhe askush nuk merr përsipër përgjegjësinë.

Nëna e 5-vjeçarit tregon se edukatorja, në pamundësi për t’u kujdesur për mbi 40 fëmijë të grupmoshës 5-6 vjeç, ka punësuar një prind, i cili është pa arsimin përkatës. Mësuesja deklaron se nuk ka dijeni për ngjarjen, ndërsa drejtori i shkollës nuk mban përgjegjësi.

“I çojmë fëmijët në mëngjes në shkollë dhe i gjejmë nëpër oborre. Kush mban përgjegjësi për sigurinë e fëmijëve tanë? Drejtori me mirësjellje thotë: Po të pëlqyen kushtet sille, nëse jo mund ta marrësh dhe të shkosh ku të duash. Fëmija im vjen me pullë të zezë në krah dhe mësuesja nuk di gjë se çfarë ka ndodhur, sepse s’kujdeset mësuesja, por prindi i punësuar dhe as drejtori s’mban përgjegjësi.

Kush është përgjegjës për fëmijët tanë në institucione shtetërore? I jam drejtuar Ministrisë së Arsimit, nuk kam marrë asnjë përgjigje, por përkundrazi në shkollë vazhdohet edhe më keq dhe fëmija im lëndohet dhe më shumë”, – shprehet ndër të tjera ajo.

Sipas saj, bëhet fjalë për një situatë të përsëritur, çfarë ka ndikuar masivisht te fëmija që nuk do të shkojë në shkollë. Nëna shpreh revoltën se nuk është njoftuar si prind kur fëmija është dhunuar: “Djali më tha që e kishte  kafshuar një fëmijë me emrin Andrea dhe sot që shkova të ballafaqohesha me mësuesen, prindi tjetër që e ndihmon më tha që fëmija im u nxi dhe ai i kishte dhënë ujë që të qetësohej. Pse nuk u njoftova si prind, por duhet ta shikoja fëmijën tim pas katër orësh kur kthehem nga puna me pullën e zezë në trup?”

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje