Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nën 14 vjeç, fëmijët nuk do lejohen në qendra interneti pa një të rritur

Nën 14 vjeç, fëmijët nuk do lejohen në qendra interneti pa një të rritur
July 26
19:24 2019

Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë e fëmijës suaj teksa lundron në internet, do të bini dakord me vendimin e fundit të qeverisë, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Fëmijët nën moshën 14 vjeç, nuk do të lejohën në qendra interneti të pashoqëruar. Kjo do bëhet me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga informacioni që ata marrin, i cili mund të jetë i dëmshëm, si dhe për mbrojtjen e privatësisë dhe identitetit të tyre.

Por si do të përcaktohet mosha e fëmijëvë, pa pasur një kartë identiteti? Alma Tandilli, kryetatja e agjencisë shtetërore për të drejtat e fëmijëve ka folur më tepër për vazhdimësinë e procedurave:

“Teknikisht besoj që nga ana praktike, një fëmijë deri diku duket, është e dukshme kur hyn në një sallë interneti për moshën e tij, por sigurisht që ndoshta nuk është e qarte 14 e një ditë 14 e dy tre ditë, pra mosha ekzakte. Megjithatë do kërkohet fëmijët që shikohen, të miturit faktikisht, do kërkohet që të shoqërohen.

Sapo ka dalë vendimi, ne jemi në konsultim dhe së shpejti do të mblidhemi i gjithë grupi i ekspertëve për të parë dhe për të vendosur sepse VKM-ja tashmë e ka parashikuar që është dhe AKEP dhe AKCES, që janë dy institucionet përgjegjëse të cilat kane ekspertizën përsa i përket përmbajtjeve të materialeve.”- është shprehur ajo.
/Blitz.al/

Share