Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Në xhenet gratë do të mbeten të virgjëra edhe pas marrëdhënies” – hoxha habit me deklaratat e tij

“Në xhenet gratë do të mbeten të virgjëra edhe pas marrëdhënies” – hoxha habit me deklaratat e tij
August 25
13:44 2017

Një hoxhë nga Kosova ka habitur me deklaratat e tij lidhur me atë që do të gjejnë besimtarët myslimanë pas vdekjes në xhenet.

Hoxha, emri i të cilit nuk bëhet me dije, thotë në fjalën e tij se besimtarët në xhenet do të kenë fuqi sa 100 burra. Gjithashtu ai flet edhe për gratë.

“Nëse një njeri do të dëshirojë të pijë diçka, do t’i vijë ibriku në dorën e tij. Dhe ai e pi ujin dhe ibriku largohet vetë në vendin e vet. Në xhenet ka shpendë dhe ti i sheh duke fluturuar dhe nëse të shkon mendja që ta hash ai ndërpret fluturimin dhe të vjen i pjekur. Gratë e xhenetit janë më të bukura, më të pastra. Allahu kur i përshkruan gratë thotë se janë symëllagë të ngjashme me margaritarët e ruajtur. Do të jenë vajza të reja me gji të dalluar me një moshë. Ato janë bërë beqaresha të dashura për burrat e tyre. Pasi kryen marrëdhënie me të, asaj i kthehet prapë beqaria, nuk do të ketë menstruacione, as nuk do të lindin”,- thotë ai ndër të tjera.

Për më tepër ndiqni videon e plotë:

Komento
Shperndaje