Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në spital me të nxira në trup, edukatorja rrëfen dhunën e drejtoreshës së kopshtit

Në spital me të nxira në trup, edukatorja rrëfen dhunën e drejtoreshës së kopshtit
December 12
18:50 2017

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e sotme. Suzana Brahimllari, edukatorja që u dhunua sot nga drejtoresha e kopshtit  në Korçë  në prani të fëmijëve të vegjël ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga dhuna.

Gazetarja e Balkanweb ka komunikuar me edukatoren e cila e ka treguar publikisht dhunën që i është ushtruar nga drejtoresha. Hematomat e shkaktuara nga sulmi janë të dukshme siç shihet edhe në foto.

“Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici./Blitz.al/

Komento
Shperndaje