Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në pranga djali i videos së qenve që tronditi rrjetet sociale

Në pranga djali i videos së qenve që tronditi rrjetet sociale
June 06
19:58 2016

Disa video të postuara në Instagram kanë bërë që një i ri nga Vlora të shoqërohet në rajonin e policisë. Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shoqëruar shtetasin Bledi Hysenaj, 17 vjeç, banues në fshatin Kocul, Bashkia Selenicë, pasi ka publikuar në rrjete sociale pamje të përleshjes mes dy qenve.  Me anë të një njoftimi në Facebook, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se tashmë shtetasi ndodhet në ambientet e komisariatit dhe se policia lokale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kreu të gjitha veprimet proceduriale përkatëse.

Në videot e postuara shfaqet qeni i racës Pitbull teksa shqyen një qen tjetër. Faqja është shpërndarë në trajtën e një denoncimi edhe nga shumë figura të ekranit, mes të cilëve edhe Ledion Liço (lexo këtu), moderatori i njohur i Top Channel.

posti i ministrisë së punëve të brendshme

posti i ministrisë së punëve të brendshme
Picture 1 of 1

 

Komento
Shperndaje