Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në prag të zgjedhjeve në FSHF mediat Belge flasin për Dukën: “Ka trukuar ndeshjet”

Në prag të zgjedhjeve në FSHF mediat Belge flasin për Dukën: “Ka trukuar ndeshjet”
February 06
13:42 2018

Në prag të zgjedhjeve që do të përcaktojnë se cili do të jetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë katër viteve të ardhshme, mediat europiane godasin rëndë Armando Dukën, njeriun që sipas tyre është përgjegjës për “korrupsionin dhe trukimet e përhapura” në kampionatin shqiptar.

Ditën e djeshme, ish-zëdhënësi i Komisionerit Europian për të Drejtat e Njeriut, Gregory Mathy, aktualisht drejtuesi i një Fondacioni Sportiv, foli mbi zgjedhjet e FSHF-së në “Completment Foot”, një “talk shoë” radiofonik i kanalit belg RTBF.

Jo vetëm kaq, por Mathy hodhi hije dyshime mbi trukime edhe për ndeshje të Kombëtares së futbollit. Ish-zyrtari i lartë i Komisionit Europian, gjithashtu dënoi transparencën me të cilën po zhvillohen këto zgjedhje. “Zoti Duka, në mënyrë të papritur ka shtuar 12 votues të rinj.

Shumë nuk janë ende të qartë për kredencialet e këtyre votuesve. Nuk ka shumë rëndësi emri i atyre që do të votojnë, por është njësoj sikur një ditë përpara zgjedhjeve, ju të dy të shihni emrin tuaj në listë për të votuar për Presidentin e Federatës Belge. Duka ka gjithandej miq që mund ta ndihmojnë për të fituar mandatin dhe kjo shihet si një përpjekje për të garantuar këtë gjë”, tha Mathys. /Blitz.al/

Shperndaje