Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në orën 11:00 bllokohen rrugët, mos lëvizni në këto akse rrugore

Në orën 11:00 bllokohen rrugët, mos lëvizni në këto akse rrugore
April 24
08:32 2017

Protesta e opozitës, që është paralajmëruar paraditen e sotme, do të fillojë në orën 11:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 12:00.

Pritet që përfaqësuesit e opozitës të bllokojnë trafikun në disa pika nevralgjike në të gjithë vendin, duke mbështetur kështu kauzën që ka ngritur Partia Demokratike që prej 18 shkurtit, duke dashur qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“1 orë bllokim i trafikut kombëtar është sakrificë e vogël, nesër 1 orë të gjithë bashkë të vendosur dhe tërësisht të bashkuar, bllokojmë të keqen për t’i hapur rrugën të mirës. Mes orës 11:00-12:00, për t’i thënë ndal krimit, ndal drogës”, – u shpreh Basha dje nga çadra, ndërkohë që pas thirrjeve të kryetarit të Partisë Demokratike ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shqipërisë Altin Qato tha se nuk është dhënë leje për këtë protestë. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e nxitjes politike dhe mos të bëhen pjesë e tubimeve të paligjshme.

“U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e thirrjeve politike. Manifestimi është i paligjshëm, kështu që duhet ta shmangni atë. Është e palejuar dhe policia do të marra masat përkatëse. Do tw filmohen personat që do të marrin pjesë në të. Do të ketë dëme deri në burgim për shtetasit që prishin rendin”, – tha Qato.

Nuk dihet si do të shkojë protesta e sotme, por duket se opozita është e vendosur ta çojë deri në fund aksionin e saj politik. /Blitz.al/

1. Superstrada që lidh Tiranën me Shkodrën (rrethrrotullimi në Fushë Milot)
2. Autostrada në zonën e Fushë Krujës
3. Sheshi “Shqiponja: në Tiranë

4. Aksi Lushnjë-Fieri (rrethrrotullimi i Plugut)

5. Tuneli i Elbasanit (edhe zona e rrugës së Elbasanit)

Shperndaje