Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në konferencë si lojtar i Juventusit, Cristiano Ronaldo tregon se pse zgjodhi skuadrën bardhezi

Në konferencë si lojtar i Juventusit, Cristiano Ronaldo tregon se pse zgjodhi skuadrën bardhezi
July 16
18:28 2018

Ronaldo ka folur për herë të parë si lojtar i Juventusit, duke u shprehur se është ende i ri për të dhënë maksimumin, ndërsa thotë se Juventusi është një ndër klubet më të mëdha në botë dhe kjo ja ka bërë të lehtë zgjedhjen.

Tani jeni 33-vjeçar, keni besim se do keni sukses

Nuk e zgjidha Juventusin për të marrë pushimet, jam këtu për të punuar fort pasi kështu jam mësuar. Jam shumë i sigurtë që do kem sukses.

Pse zgjodhët Juventusin?

Pyetje e lehtë për të dhënë përgjigje. Juventusi është një nga klubet më të mirë në botë. Miqtë dhe kolegët e mi më thanë se është një klub ku mund të luaja. Duke parë madhësinë e këtij klubi, është një klub shumë i madh. Nuk ishte një vendim i vështirë për ta marrë.

Liga e Kampioneve?

Është një trofe që të gjithë duan ta fitojnë, por është shumë e vështirë. Juventusi u afrua ta fitonte, por në fund finalet janë gjithmonë të paparashikueshme. Për këtë, shpresoj t’i sjell fat. Do luftojmë të gjithë për trofetë.

Seria A?

Një kampinat shumë i vështirë, dhe shumë taktik. Karriera ime nuk ka pasur ndonjë gjë të lehtë, dhe mua nuk më pëlqen kur i kam gjërat e lehta. Kam shumë besim tek vetja, tek shokët e ekipit dhe tek klubi.

Tifozët e Realit janë të mërzitur, mesazhi yt për ta…

Historia e Realit është briliante. Falenderoj tifozët, por tani dua të shoh drejt kësaj faze të re në jetën time. Me zor po pres të luaj me Juven. Jam shumë i motivuar dhe dua t’i tregoj italianëve nivelin tim. Dua të lëë shenjë në historinë e Juventusit. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë.

Rrugëtimi i ri me Juven…

Unë jam një person që pëlqen të mendoj për të tashmen. Jam ende i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat, që nga Sportingu, te Mançesteri dhe tani tek Juventusi. Kjo është një sfidë, dhe tani jam i mirë përgatitur.

17:30-Klubi i Juventusit ka postuar një tjetër video së fundmi të Cristiano Ronaldos, futbollisti që pas pak çastesh do të hedhë të zezën mbi të bardhë në kontratën 4-vjeçare.

Portugezi gjatë ditës së sotme pasi ka përshëndetuar dhe dhënë autografe për fansat ka takuar edhe shokët e rinj të ekipit.

Në qendrën stërvitore të klubit, portugezi ka takuar disa prej lojtarëve, ndërsa më pas ka shkuar në ambientet e brendshme ku është njohur me të gjithë pjesën tjetër.

Siç duket edhe nga video është Chiellini personi më i afërt me 33-vjeçarin, duke qenë edhe se ka ndarë shumë ndeshje me njeri-tjetrin në fushë, sigurisht si kundërshtarë.

 

Komento
Shperndaje