Blitz

 Breaking News

Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 20 të infektuar

Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 20 të infektuar
February 22
10:55 2020

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez.  Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua që banon në Lombardi, ndërsa që nga dje numri i të prekurve autoktonë dmth që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë është rritur në 20, 16 në Lombardi, 1 në Veneto dhe 3 në Lazio.

Që prej ditës së djeshme një 38 vjeçar, gruaja e tij shtatzënë dhe një person tjetër ndodhen në gjendje të rëndë.

Transportuesi’ apo bartësi fillestar i virusit, ende nuk është identifikuar por dyshohet se ai është një mik i 38 vjeçarit i cili prej një viti kishte jetuar në Kinë dhe kur ishte kthyer ishte testuar negativ në testin e koronavirusit.

Në disa komuna ku janë shfaqur rastet e të prekurve janë mbyllur shkollat dhe kopshtet si dhe janë pezulluar gjarjet publike dhe aktivitetet tregtare si dhe mjaftë biznese kanë ndërprerë punën.

Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzvë të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese për të shmangur infektimin. Po ashtu rreth 250 persona, mes të cilëve 70 mjek po mbahen nën vëzhgim dhe i janë nënshtruar analizave pasi dyshohet se kanë kontaktuar tangent me koronavirusin.

Kryeministri italian Giuseppe Conte në një mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile tha se nuk duhet shkaktuar panik dhe se qeveria ka marrë të gjitha masat në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi.

Përhapja e virusit 38-vjeçari nga Codogno

Infeksioni nga 38-vjeçari virusi është përhapur në të paktën 14 persona të tjerë, te  gruaja e tij, 5 mjekë dhe punonjës shëndetësorë dhe 3 pacientë të spitalit ku ishte shtruar i infektuari dhe te disa të tjerë.

Ka shkuar në 2360 numri i të vdekurve nga koronavirusi në shkallë globale

Ndërsa në shkallë golbale numri i viktimave nga virusi kinez ka shkuar 2360 dhe rreth 78 mijë persona janë konfirmuar të infektuar. Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) këtë të shtunë rreth 109 persona kanë ndërruar jetë në Kinë, tre prej të cilave në provincën Hubei, që është edhe epiqendra e shpërthimit të Covid-19.

Të dhënat e fundit rrisin numri e vdekjeve në 2345 persona në territorin e Kinës, 2250 prej të cilëve vetëm në Hubei. Ndërkaq, pas Francës, Italia është vendi i dytë që ka shënuar një tjetër viktimë në Evropë duke e bërë më tepër serioze situatën.

Në nivel global 
Ka pasur 15 vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës
Irani: 4 vdekje:
Japoni: 3 vdekje:
Hong Kong, Koreja e Jugut: 2 vdekje secila
Tajvan, Filipine, Francë, Itali: 1 vdekje secila

Rikuperimet: Autoritetet shëndetësore kineze raportuan se gjithsej 20,858 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Burimi: Shqiptarja

Share