Blitz

 Breaking News

Në Australi mjekët do të marrin vaksinën kundër tuberkulozit për të luftuar COVID-19

Në Australi mjekët do të marrin vaksinën kundër tuberkulozit për të luftuar COVID-19
March 28
13:59 2020

Studiuesit australianë po ndjekin testimin  në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur me dekada për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë punonjësit e shëndetit nga COVID-19.

Vaksina BCG do të injektohet në 4,000 punonjës shëndetësorë në spitalet përreth Australisë për të përcaktuar nëse mund të zvogëlojë simptomat COVID-19, thanë studiuesit në Institutin e Kërkimeve të Fëmijëve Murdoch në Melbourne.

“Megjithëse fillimisht ishte zhvilluar kundër tuberkulozit, dhe akoma u jepej mbi 130 milion bebeve çdo vit për atë qëllim, BCG gjithashtu rrit imunitetin e ‘vijës së parë” të njerëzve, dukei trajnuar  për t’iu përgjigjur mikrobeve me intensitet më të madh “, thanë studiuesit në një deklaratë.

“Shpresojmë të shohim një ulje të prevalencës dhe ashpërsisë së simptomave të COVID-19 në personat e kujdesit shëndetësor që marrin vaksinimin BCG”, tha studiuesi kryesor Nigel Curtis.

Share