Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshohet stadiumi. Me Izraelin në Elbasan, jo në Shkodër

Ndryshohet stadiumi. Me Izraelin në Elbasan, jo në Shkodër
November 08
13:30 2016

Ditën e sotme, në një postim të saj në faqen zyrtare, FIFA ka lajmëruar se ndeshja e Shqipërisë me Izraelin në kuadër të kualifikueseve për botërorin “Rusi 2018”, do të zhvillohet në stadiumin e Elbasanit dhe jo në Shkodër ashtu siç ishte planifikuar më parë.

Ky lajm vjen në një kohë që shumë bileta janë shitur për këtë ndeshje e tashmë Federata Shqiptare e Futbollit duhet të gjejë një zgjidhje për të gjithë ata që i kanë blerë biletat për në Shkodër.

Anulimi i stadiumit të Shkodrës vjen në një kohë kur FIFA ka apeluar disa herë se ky stadium, edhe pse i ndërtuar rishtazi, nuk plotëson disa kritere që organizmi më i lartë i futbollit europian i ka kërkuar prej kohësh. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje