Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshime në radhët e policisë. Shkarkohet zyrtari i lartë dhe një tjetër emërohet zv.drejtor i përgjithshëm

Ndryshime në radhët e policisë. Shkarkohet zyrtari i lartë dhe një tjetër emërohet zv.drejtor i përgjithshëm
February 12
10:31 2018

Pas emërimit të Ardi Veliajt si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka të tjera lëvizje në radhët e policisë.

Sipas Syri.net mbrëmjen e djeshme është shkarkuar nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rebani Jaupaj, dhe në vend të tij është emëruar Xhovalin Lokaj. Ndërsa Jaupaj është emëruar Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit,duke zëvendësuar në këtë detyrë Shaban Nexhin.

Më herët Jaupaj u komandua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë,pas shkarkimit të Haki Çakos, ndërsa Lokaj më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës./Blitz.al/

Komento
Shperndaje