Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshime në qeveri! Ndrecaj bëhet pjesë e Ministrisë së Brendshme

Ndryshime në qeveri! Ndrecaj bëhet pjesë e Ministrisë së Brendshme
July 18
07:12 2019

Sot janë bërë disa ndryshime në qeverinë “Rama”. Plarent Ndrecaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Ndreca zëvendëson në detyrë Dritan Palnikaj, i cili emërohet Këshilltar i Kryeministrit.

Ballkanweb raporton se Plarent Ndreca ka mbajtur poste të rëndësishme në Ministrinë e Arsimit dhe në atë të Mjedisit.

Ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Arsimit. Ndërsa, më pas kaloi sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit të drejtuar nga Blendi Klosi.

Ndërkaq, Dritan Palnikaj që ka marrë postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme më datë 29 mars 2018. Më herët ka mbajtur detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.

Ka punuar Avokat, përfaqësues i institucionit në Gjykatë si dhe inspektor jurist pranë AKKP./blitz.al

Komento
Shperndaje