Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndryshim drastik i motit, ja parashikimi i shtatorit për Gadishullin Ballkanik

Ndryshim drastik i motit, ja parashikimi i shtatorit për Gadishullin Ballkanik
August 20
20:03 2019

I nxehti afrikan pushtoi të gjithë Europën në muajt e verës, ndërkohë vjeshta pritet të vijë me ekstreme të tjera. “AccuWeather” ka dhënë parashikimin për vjeshtën, dhe sipas tij Italia dhe Ballkani rrezikohen nga përmbytje të mëdha.

Periudhat e rastësishme të motit me stuhi që filluan gjatë verës do të vazhdojnë dhe në muajin shtator e më tej. Stuhitë që goditën vendet nga Italia në Rumani në Greqi do të vazhdojnë të përbëjnë rrezik. Do të ketë reshje të dendura, përmbytje dhe rrëshqitje dherash. Pas shtatorit, stuhitë do të pakësohen, ndërsa reshjet e shiut jo.

I gjithë ky mjedis i lagësht që parashikohet për Gadishullin e Ballkanit do të bëjë që temperaturat të mos rriten, por të qëndrojnë në nivelin e normales ose poshtë saj, përgjatë gjithë sezonit.

Në fund të vjeshtës, masat ajrore nga verilindja sjellin rrezikun e dëborës së madhe nga Hungaria në Rumani, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.

“Moti i paqëndrueshëm ka shumë gjasa të ndikojë negativisht në agrikulturë dhe në eventet e hapura në rajon.”- është shprehur Roys, meteorologu i AccuWeather.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje