Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndriçim Xhepa: “70% e veprave teatrale janë mediokre, kritikët nuk duhet t’i thonë mendimet në Facebook!”

Ndriçim Xhepa: “70% e veprave teatrale janë mediokre, kritikët nuk duhet t’i thonë mendimet në Facebook!”
September 26
13:10 2018

Kryetari i jurisë së Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, aktori i njohur Ndriçim Xhepa është shprehur kritik për gjendjen e veprave teatrale. Në një intervistë për Vizion Plus ai ka thënë se sipas tij, 30% e këtyre veprave që luhen para publikut janë të mira dhe duhet të duartrokiten. Ndërsa pjesa tjetër, pra rreth 70% e shfaqjeve janë e një niveli të dobët, madje disa janë dhe mediokre.

Ai gjithashtu thotë se duhet të presim e të shohim prurjet në Festival dhe ç’është më e rëndësishmja, anëtarët e jurisë, aktorët, regjisorët e kritikët duhet t’i thonë gjërat në sy. Ata duhet të jenë të pranishëm në bisedat e analizat që do të bëhen për veprat, duhet t’i shohin shfaqjet deri në fund dhe më pas t’i thonë mendimet e tyre përballë pjesëmarrësve dhe jo në rrjetet sociale.

Në fund, Xhepa është i mendimit se rikthimi i Festivalit Mbarëkombëtar pas 22 vjetësh është shumë i rëndësishëm dhe nëse disa elementë do mund të përmirësoheshin, ai duhet të realizohet çdo dy vjet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje