Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndizet përballja McGregor-Mayweather, boksierët “ndeshen” para ringut

Ndizet përballja McGregor-Mayweather, boksierët “ndeshen” para ringut
July 14
14:14 2017

Dy prej boksierëve më me emër të viteve të fundit, Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, janë vënë përballë për matjen e peshave të tyre para se të dalin në ring.

McGregor ra në sy për një veshje të çuditshme që është komentuar gjatë nga mediat.

Ai kishte hedhur sipër krahëve pallton lëkurë të një ariu polar, që i nxirrte në pah tatuazhet e shumta në trup.

Të pranishëm në New York, të dy boksierët kanë shkëmbyer edhe batuta për këtë gjë.

“Çfarë? Çfarë ke veshur? Dukesh si një fëmijë kërcimtar 12-vjeçar. Je 40 vjeç. Përshtatu me moshën!”,- i është drejtuar Mayweather kundërshtarit të tij.

Vetë ai ishte veshur me një stil normal, pavarësisht rekordit personal që mban pa u mburrur, me 49 fitore dhe 0 humbje.

Duke iu referuar fitores në vitin 2015 përballë Manny Pacquaio, ai ka thënë se ajo ishte fitorja e tij më e madhe në histori.  /Blitz.al/

Shperndaje