Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndihma ekonomike/ Edi Rama: Njerëzit nuk punojnë, i duan 50 mijë lekët për kafe!

Ndihma ekonomike/ Edi Rama: Njerëzit nuk punojnë, i duan 50 mijë lekët për kafe!
February 23
19:21 2018

 

Kryeminstri Rama zhvilloi sot një takim me gazetarët në Berat ku ka treguar edhe kriteret e reja të marrjes së ndihmës ekonomike.

Ai solli si shembull fabrikat në Delvinë, Gjirokastër e Durrës, ku sipas tij rrezikojnë falimentin se askush nuk punon për 300 deri ne 450 mijë lekë në muaj.

“70% e atyre që kanë pretenduar të përfshihen në skemë janë persona nga 24-45 vjeç plotësisht të aftë për punë dhe unë nuk mund ta pranoj, po marr shembullin e Delvinës për fabrika që rrezikojnë të falimentojnë se nuk shkon njeri të punojë dhe nga ana tjetër ata që janë të aftë për punë të marrin ndihmë ekonomike, se megjithëse janë të aftë të punojnë nuk shkojnë në punë, se marrin ndihmë ekonomike. Nuk pranoj që investime të kësaj natyre si në Delvinë të rrezikojnë falimentin. Si sot në Skrapar që rrezikojnë të flaimentojnë se nuk pranojnë njerëzit të punojnë. Po ashtu në Gjirokastër. Kam raste konkrete për fabrika konkrete, se njerëzit nuk pranojnë të punojnë. Nuk bëhet fjalë që të thonë që “pse do shkoj të punoj unë për 3 ose 4 mijë lekë”. Kemi rastin e një fabrike në Durrës ku rrogat janë 450 mijë lekë. Nuk janë rroga si e imja dhe e juaja, por është 5 apo 6-fish e mesatares së ndihmës ekonomike. Nëse më thua që preferoj të marr 50 mijë lekshin dhe preferoj të rri në kafe, atëherë nuk e pranoj” –  shpreh Rama për gazetarët në Berat, shkruan Lapsi.al.

Skemën e re të ndihmës ekonomike, Rama e quajti “të ftohtë”, për shkak se tashmë përzgjedhja do të bëhet nga një program kompjuterik, në bazë të të dhënave të aplikuesve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje