Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndeshja Shqipëri-Francë, De Biasi zgjedh Ansi Agollin në krye të kuqezinjve

Ndeshja Shqipëri-Francë, De Biasi zgjedh Ansi Agollin në krye të kuqezinjve
June 15
09:37 2016

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka vendosur që Ansi Agolli të jetë ai që do më mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjen e së mërkurës. Në konferencën për mediat që u mbajt në afërsi të hotelit ku është akomoduar Kombëtarja, Ansi Agolli u shpreh se ndihej i vlerësuar për këtë rol, aq sa ndjen dhe përgjegjësitë që mbart shiriti i lënë nga Lorik Cana.

“Është një kënaqësi shumë e madhe dhe një përgjegjësi shumë e madhe. Të përfaqësosh 10.000 shqiptare nuk është e lehtë. Për ne nuk është e rëndësishme se me cilin formacion do të luaje Franca. Ne jemi përgatitur për të dhënë më të mirën tonë. Franca mbetet një skuadër me kualitete. Çfarëdo zgjedhjesh që të bëjë, përsëri është një ekip shumë i fortë. Mendoj se nuk është vetëm Pogba tek Franca. Sulmuesit anësore për shembull janë të shkëlqyer dhe nesër do të kemi shumë punë.”, u shpreh Agolli gjatë konferencës për shtyp.

Etiketimet
Shperndaje