Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndeshja me Marokun, policia e Shkodrës: Kufizohet parkimi rreth stadiumit

Ndeshja me Marokun, policia e Shkodrës: Kufizohet parkimi rreth stadiumit
August 30
09:30 2016

Në kuadër të ndeshjes miqësore që Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë me Marokun, policia e Shkodrës ka njoftuar ndërmarrjen e një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike. Ndeshja do të luhet më 31.08.2016, ora 20:30, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndër të tjera, do të kufizohet lëvizja dhe parkimi i automjeteve në disa akse rrugore. Policia e Shkodrës kërkon mirëkuptimin e administratorëve të bizneseve pranë stadiumit për mbylljen e aktiviteteve të tyre në orën 15:00.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

  1. Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi “Parrucë” deri tek ish “5 heronjtë”), duke filluar nga ora 15:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
  2. Në rrugën “Bujar Bishanaku” (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 15:00, do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
  3. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 15.00 deri në ora 24.00.
  4. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish-poligonit të qitjes) nga ora 15.00 deri në orën 24.00.
  5. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:
  • Xhabije – Parrucë
  • Sheshi “2 Prilli” – Parrucë
  • Kryqëzimi i ish-degës – ish “5 heronjtë”
  • Kryqëzimi i Rusit – ish “5 heronjtë”
  1. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.30 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë nga ora 18.00.
  2. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të  marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
  3. Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 15.00.
  4. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.

/Blitz.al/