Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërtohen dy pishina për maqedonasit në Kumanovë, vijon diskriminimi ndaj shqiptarëve

August 03
10:05 2016

Gazetari shqiptar Rijad Murati në Kumanovë shkruan për përurimin një ditë më parë të dy pishinave me standarde moderne. Ai bën me dije se investimi i komunës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kap vlerën e 3.1 milionë eurove dhe pishinat janë ndërtuar në një vendbanim maqedonas.

“Dy pishina me standarde moderne dje janë përuruar nga Komuna e Kumanovës. Investimi që kap vlerën 3.1 milionë euro është bërë në një vendbanim maqedonas. Ky është një projekt kryekëput racist, sepse në këtë zonë mund të freskohen vetëm maqedonasit pasi shqiptarëve nuk u garantohet aspak siguri. (Për ata që nuk e njohin si zonë, 100 metra në afërsi të pishinave ndodhet shkolla e mesme ekonomike “Pero Nakov”, ku shqiptarët pas vitit 2001 nuk kanë mundur të vijojnë mësimin pikërisht për shkak të mungesës së sigurisë)”, – shkruan ndër të tjera gazetari Murati, përcjell Blitz.al.

Më tej, ai shpjegon se pranë pishinës ndodhet dhe parku ku komuna ka investuar miliona euro për pista vrapimi, futbolli, skijimi dhe terrene tenisi. Ndërsa parku tjetër ku ndodhen shqiptarë është lënë në harresë nga komuna. /Blitz.al/