Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërtimi i 17-katëshit te liqeni. Ja vendimi i gjykatës…

Ndërtimi i 17-katëshit te liqeni. Ja vendimi i gjykatës…
May 11
15:19 2016

Kryebashkiaku Veliaj bashkë me një grup qytetarësh kanë protestuar sot përpara Gjykatës Administrative, duke kërkuar që trupa gjykuese që ka aktualisht në dorë çështjen e ndërtimit ose jo të një 17-katësh pranë digës së liqenit të ndërrohet sepse ajo aktualja ka lidhje familjare me ndërtuesit dhe do të favorizojnë ndërtimin e tij.

Prej protestës, Veliaj nuk ka lënë pa përmendur edhe Presidentin Nishani duke i kërkuar atij të japë një mendim dhe të reagojë mbi këtë çështje, ashtu sikurse bëri me ndërtimin e parkut të lojërave te liqeni, projekt i Bashkisë së Tiranës.

Por pas përfundimit të protestës, Gjykata Administrative nuk ka dhënë një zgjidhje por ka marrë  vendimin e saj duke e shtyrë çështjen për në datën 13 maj.

Shperndaje