Blitz

 Breaking News

Ndërron jetë tek Infektivi një tjetër pacient me koronavirus, MSH: Kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese

Ndërron jetë tek Infektivi një tjetër pacient me koronavirus, MSH: Kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese
June 06
06:28 2020

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, e moshuara e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hypertension.

Ajo ndërroi jetë si pasojë e dekompensimit progresiv kardiak dhe pulmonar fatal nga COVID-19.

85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, të shmangin grumbullimet dhe të ruajnë higjienën vetjake, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Share