Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë punonjësi i bashkisë teksa pastronte pusetën e ujërave të zeza

Ndërron jetë punonjësi i bashkisë teksa pastronte pusetën e ujërave të zeza
July 14
16:46 2017

Një punonjës i Bashkisë Shkodër ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur teksa po pastronin pusetat e ujërave të zeza pranë kolegjit “Hasan Riza Pasha”.

Mësohet se viktima është Kletos Çelku, i cili ka marrë një goditje të rëndë nga kontakti me rrymën elektrike. Ndërkohë që punonjësi tjetër ka hyrë për t’i dhënë ndihmën, por ka mbetur i plagosur.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të mësuar shkaqet e vërteta të këtij aksidenti. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje