Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë presidenti i parë i Sllovakisë të pavarur

Ndërron jetë presidenti i parë i Sllovakisë të pavarur
October 06
13:41 2016

Presidenti i parë i Sllovakisë, Michal Kovac, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej një kohe të gjatë nga sëmundja e Parkinsonit. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Andrej Kiska.

Kovac, një ekonomist, bankier, u zgjodh në krye të shtetit pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në vitin 1993. Ai u bë simbol i rezistencës ndaj kryeministrit autoritar Vladimir Meciar. Armiqësia mes dy zyrtarëve u përshkallëzua në vitin 1995, kohë kur u rrëmbye djali i presidentit, çështje që ende nuk është hetuar plotësisht.

“Kovac ka qenë një partner kyç për diplomatët e huaj gjatë qeverisjes së kryeministrit Meciar. Ai vazhdimisht theksonte rëndësinë e Sllovakisë në BE. Ai e ndihmoi Sllovakinë të ecë në rrugën e duhur.”, shprehet një gazetar. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje