Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë në skenën e festivalit të fëmijëve klarinetisti Jorgo Roze

Ndërron jetë në skenën e festivalit të fëmijëve klarinetisti Jorgo Roze
May 06
21:41 2016

Një ngjarje e pazakontë dhe e dhimbshme ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, në festivalin e 46-të të këngës për fëmijë.

Kryetari i jurisë, njëkohësisht artist dhe klarinetist i njohur  Jorgo Roze, ka humbur jetën në skenë dhe si shkak kryesor mendohet të jetë  një atak kardiak. Ngjarja e rëndë ka tronditur pjesëmarrësit e pranishëm pasi artisti ishte ngjitur në skenë për t’u ndarë çmimet fëmijëve.

Klarinetisti dhe muzikanti i talentuar, Jorgo Roze, renditet si një ndër intelektualët e talentuar të fushës së artit dhe kulturës, jo vetëm për qytetin e Gjirokastrës, por edhe më gjerë. Ai është shpallur “Qytetar nderi” i bashkisë Gjirokastër  në vitin 2012 dhe ka marrë titullin pegasian “Artist i Shquar”.

Shperndaje