Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë matadori, u godit për vdekje nga demi në arenë

Ndërron jetë matadori, u godit për vdekje nga demi në arenë
June 18
16:30 2017

Një toreador i famshëm 36-vjeçar është goditur për vdekje nga një dem në Francë pasi i nguli bririn ndërsa po jepte një shfaqje.

Luftuesi i demave, Ivan Fandino, që ishte edhe fitues i shumë çmimeve për performancat e tij në arenë prej 12 vitesh, ndërroi jetë në spital të shtunën pasi briri i demit i kishte depërtuar në mushkëri.

Spanjolli nga regjioni bask ka lënë pas gruan dhe një vajzë.

“Kjo është një tragjedi”,- ka thënë një koleg i tij në gjendje shoku pas asaj që kishte ndodhur.

“Ky është një profesion që kurrë nuk mund ta dish se si do të përfundojë”. /Blitz.al/

Shperndaje