Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë fotografi i “New York Times”, pionier i stilit të rrugës

June 28
13:35 2016

...

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare Bill Cunningham, fotografi i famshëm i stilit të rrugës. Ai konsiderohet si pionier i këtij stili për fotot e realizuara nëpër rrugët e Amerikës për më shumë se 40 vjet dhe jo vetëm.

Prej vitit 1978, ai ka bashkëpunuar me “New York Times”. Përpara këtij bashkëpunimi, ai ishte një fotograf i thjeshtë mode aq sa i kujdesshëm, autodidakt, që mundësoi zbulimin e disa talenteve në botën e modës, si Jean Paul Gaultier dhe Azzedine Alaia. Gjatë karrierës së tij, Bill Cunningham fotografoi Greta Garbon pa e ditur se ishte ajo, thjesht i tërhequr prej palltos dhe këmbëve të saj. Bashkëpunimi me “New York Times” mund të cilësohet që prej fillimit si bombastik për shkak të setit fotografik të realizuar në New York, që u cilësua si “pikë kthese” për shkak të botimit nga gazeta pa u marrë leje njerëzve të njohur që ishin fotografuar.

Gjatë jetës së tij, ai e ka konsideruar veten si një njeri të lirë, diçka për të cilën fliste shpeshherë. E veçanta e tij qëndronte në faktin se ishte gjithmonë i dashur me njerëzit dhe arrinte të krijonte marrëdhënie të forta me secilin “objektiv” të tij. I pranishëm në çdo shfaqje mode të rëndësishme të New York-ut, Billi do të mbahet mend edhe për stilin e tij të veshjes, një stil unik.

Përgjatë viteve të fundit, ai është vlerësuar me disa çmime, të tilla si “Chevalier dans l’ordre des arts et des Lettres”, me të cilin u nderua në Paris. Në nderim të tij, në New York është realizuar edhe një dokumentar që flet për jetën dhe karrierën e tij.

Komento
Etiketimet
Shperndaje