Blitz

 Breaking News

Ndërron jetë doktori që dha alarmin për Koronavirusin

Ndërron jetë doktori që dha alarmin për Koronavirusin
February 07
10:12 2020

Li Wenliang, mjeku i cili dha paralajmërim e parë mbi epideminë e Koronavirusit, me epiqendër në Wuhan të Kinës, ka ndërruar jetë  si pasojë e kësaj sëmundje. Lajmin e konfirmon spitali në të cilin ai po trajtohej prej ditësh.

Alarmi i Li në muajin dhjetor, për një “virus të ngjashëm me SARS”, e bëri doktorin shënjestër të policisë kineze. Autoritetet e akuzuan atë për përhapje thashethemesh dhe të pavërtetash. Në fakt Wenliang ishte njëri prej mjekëve që u ndoq nga policia që në javët e para të përhapjes së Koronavirusit, për alarmin që po përpiqeshim ti jepnin publikut, në Kinë dhe në të gjithë botën.

Fatkeqësisht, gjendja e tij ishte shumë e rëndë, pasi kishte qenë në kontakt me njerëzit e prekur nga virusi, që në ditët e para të shfaqjes së tij. Koronavirusi tani ka prekur më shumë se 28 mijë njerëz dhe ka shkaktuar 560 viktima. /Blitz.al/

Burimi: CNN

Share