Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë babai i Kevinit te filmi “I vetëm në shtëpi”, aktori John Heard

Ndërron jetë babai i Kevinit te filmi “I vetëm në shtëpi”, aktori John Heard
July 22
15:24 2017

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare aktori John Heard, i mirënjohur për publikun në mbarë botën për rolin e tij si babai i Kevinit në filmin “I vetëm në shtëpi”.

Heard është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit në Palo Alto të Kalifornisë ditën e premte, referuar burimeve nga familjarët.

Aktori u deklarua i vdekur në vendngjarje.

Mësohet se Heard i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë ditën e mërkurë dhe ndodhej për momentin në hotel për të marrë veten.

Për publikun, aktori u bë më tepër i njohur me rolin e babait të Kevin, por edhe për një sërë filmash të tjerë, si “The Sopranos”, “Battlestar Galactica, “Big” me aktorin Tom Hanks etj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje