Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë aktori i “Titanic”-ut

Ndërron jetë aktori i “Titanic”-ut
February 26
17:26 2017

Ka ndërruar jetë një nga aktorët më të mirë të filmit të njohur “Titanic”.

Bill Baxton nuk ka mundur të mbijetojë pas disa komplikacioneve të një ndërhyrjeje kirurgjikale të cilës po i nënshtrohej.

Aktori në moshën 61-vjeçare kishte 2 fëmijë dhe ishte martuar me Louise Newbury prej 30 vitesh.

“Është e rëndë për ne që ndajmë lajmin se Bill nuk jeton më”,- ka thënë në lajmërimin e saj familja.

Bill Paxton ka luajtur në disa filma, ku më të famshmit janë , “Titanic”, “Twister”, “Terminator”, “Edge of Tomorrow”.

Paxton ka fituar një çmim Emmy me filmin “Hatfields & McCoys”, në vitin 2012 dhe disa çmime të tjera kinematografike. 

Komento
Shperndaje