Blitz

 Breaking News

Ndërron jetë 81-vjeçarja në Infektiv, ishte me COVID asimptomatik

Ndërron jetë 81-vjeçarja në Infektiv, ishte me COVID asimptomatik
June 10
11:26 2020

Një paciente e shtruar në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë për shkak të insuficiencës multiorganore, ndërsa ishte dhe me COVID asimptomatik.

Në një reagim zyrtar Ministria e Shëndetësisë pohoi se 81-vjeçarja nuk ka vdekur nga COVID-19, duke shpjeguar se e moshuara vuante dhe nga insuficienca multiorganore kronike të dekompensuar.

Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.
81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Kujtojmë se deri më tani janë regjistruar 34 viktima në vendin tonë nga koronavirusi, ndërsa në total numri i të prekurve ka shkuar në 1341.

Share