Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërroi jetë bashkë me të ëmën, familjarët dhurojnë organet e 13-vjeçarit shqiptar

Ndërroi jetë bashkë me të ëmën, familjarët dhurojnë organet e 13-vjeçarit shqiptar
October 12
13:28 2016

Dejvis Alla, 13 vjeç, ndërroi jetë në një aksident të shënuar në Ferrara, Itali. Së bashku me të, humbi jetën edhe e ëma, Blerina Alla. Pak ditë pas aksidentit, familjarët e viktimave kanë vendosur t’i  dhurojnë organet e 13-vjeçarit për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë për to.

Familja Alla ka dhënë miratimin e saj, pas lajmit të vdekjes së tij, kur komisioni shëndetësor i komunikoi familjes vdekjen e 13-vjeçarit. Mësohet se Qendra e Transplanteve në Bolonja ka sjellë edhe një ekip nga veriu i Italisë.

“Kemi menduar për fëmijë të tjerë, njerëz të tjerë që kishin nevojë, që falë Dejvis mund të kthehen në jetë”, – është shprehur xhaxhai i Dejvis, teksa ndodhet pranë të vëllait, babait të 13-vjeçarit.

Dejvis Alla ndërroi jetë në spital, pas plagëve të rënda, ndërsa nëna e tij vdiq në vendngjarje. Arritën të shpëtonin djali i madh i familjes dhe motra 2-vjeçare. /Blitz.al/

aksidenti

aksidentii

Etiketimet
Shperndaje