Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërpritet protesta kundër plehrave. Aktivistët: “Policia na dhunon!”

Ndërpritet protesta kundër plehrave. Aktivistët: “Policia na dhunon!”
November 24
08:58 2016

Që prej ditës së djeshme, përpara parlamentit një grup qytetarësh kanë vendosur të protestojnë lidhur me importin e plehrave.

Mirëpo në çadrat që janë vendosur që dje duket se ka pasur një ndërprerje të protestës pasi dy aktivistë janë dërguar në rajonin më të afërt të policisë.

Aktivistët e tjerë janë shprehur se policia i ka hequr çadrat duke ushtruar kështu dhunë.

Për News 24 ata kanë deklaruar: “Policia ndërhyri me dhunë. Na hoqi çadrat ku kaluam natën. U shoqëruan 2 persona, u goditën dhe u dhunuan. Na kanë arrestuar dy djem, një nga Kukësi dhe një nga Lushnja. Po protestonin kundër plehrave, janë në Komisariatin Nr.1″.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje