Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërpriten aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ja arsyeja

Ndërpriten aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ja arsyeja
October 11
09:43 2017

Gjatë 24 orëve të fundit qytetarët kanë tentuar të plotësojnë formularin e aplikimit për Lotarinë amerikane por faqja është jashtë funksionit.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare thuhet se serverat kanë rënë për shkak të ngarkesës dhe po punohet për mirëmbajtjen e faqes. Ata këshillojnë aplikuesit që të provojnë sërish sapo faqja të rregullohet.

Programi i Lotarisë Amerikane i jep mundësi shtetasve të huaj të krijojnë një jetë të re në SHBA.
Aplikimet do të mbyllen me datë 7 nëntor 2017, por më parë duhet të informoheni për elementët që ju s’kualifikojnë apo ato që rrisin shanset për të qenë pjesë e listës së fituesve.

Çdo gjë është si më parë në aplikim, përveç një opsioni të ri që është shtuar këtë vit: Mundësia për verifikimin e të dhënave. E rëndësishme është që secili ta plotësojë sakte aplikimin, dhe nëse nuk ka njohuri në gjuhën angleze mund të asistohet nga dikush tjetër që mund të jetë një zyre e specializuar.

Nëse aplikoni për herë të parë, kujdesuni që fotografinë ta realizoni në një “Foto-Studio”, pjesa më e madhe e tyre i dinë përmasat e duhura. Fotoja duhet te jete e re dhe jo e përdorur me pare për aplikim. Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista./Blitz.al/

 

 

Shperndaje