Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërpret fluturimet kompania ajrore “Delta”, u shërben 180 mln klientëve në vit

Ndërpret fluturimet kompania ajrore “Delta”, u shërben 180 mln klientëve në vit
August 08
12:21 2016

Kompania ajrore amerikane Delta ka ndërprerë fluturimet për shkak të një defekti në sistemin e operimit brendapërbrenda SHBA-ve.

“Udhëtarët duhet të kontrollojnë fluturimet e tyre përpara se të nisen për në aeroport, ndërkohë që çështja është adresuar.”, thuhet në njoftimin e kompanisë pas pezullimit të fluturimeve. Kompania ajrore shkruan në “Twitter” se është duke punuar për zgjidhjen sa më shpejt të problemit dhe thekson se defekti nuk prek fluturimet ardhëse, përcjell Blitz.al.

Kompania ajrore “Delta” me qendër në Atlanta, Georgia, u shërben rreth 180 milionë klientëve në vit dhe ka të punësuar mbi 80,000 njerëz.

Pezullimi i fluturimeve ka shkaktuar rëndim të trafikut në aeroporte. Një pasagjer tha për BBC se ai së bashku me qindra pasagjerë të tjerë ishin bllokuar në aeroportin e San Francisco-s, pasi iu kërkua që të zbrisnin nga avioni ku kishin hipur. /Blitz.al/

Komento