Blitz

 Breaking News

Ndërkohë që rrini mbyllur në shtëpi, hani arra!

Ndërkohë që rrini mbyllur në shtëpi, hani arra!
March 23
15:45 2020

Artikull-shkruesi fatkeqsisht nuk është mjek, por sot dëshiron që t’ju vijë në ndihmë, për t’ju a rikujtuar se sa mirë i bën arra trurit, sidomos në këto ditë izolimi ku truri ka nevojë të trajtohet mirë për të mos pësuar stres, ankth dhe depresion (larg qoftë).

Ndaj, teksa shkoni në supermarkete, mos harroni të blini arra. Ka pafund materiale në internet për benefitet që arra i jep trurit tonë.

Duket sikur truri, ndërkaq rrudhat ngjasojnë në koren e trurit. Është vërtetuar shkencërisht që arra ndihmon në zhvillimin e funksionit të trurit.

Nga pikëpamja shkencore, frutat e arrave janë të pasura me thartira yndyrore omega-3, të cilat vërtet janë të domosdoshme për funksionim të shëndetshëm të trurit.

Prandaj, s’ka dilemë në tregimin që arrat veprojnë në mënyrë efektive në organin më të rëndësishëm të organizmit të njeriut, i cili bën që të jemi ata që jemi dhe 24 orë në ditë drejton trupin dhe mendjen tonë.

Vlen për t’u theksuar që nuk ka nevojë të hani shumë, gjysmë-grushti në ditë.

Share