Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërhyri në rrjetin e ujësjellësit, humb jetën shtetasi me probleme mendore

Ndërhyri në rrjetin e ujësjellësit, humb jetën shtetasi me probleme mendore
August 18
09:40 2016

Një person me probleme mendore ka humbur jetën për shkak të ndërhyrjes në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Repsit në Mirditë, kur viktima e identifikuar si Fran Legisi ndërhyri në rrjetin e shpërndarjes të ujit në zonën e ish-Gjeologjisë së Masterskorit.

Burime të policisë bëjnë me dije se në vendngjarje është gjetur një çelës mekanik, të cilin ai dyshohet ta ketë përdorur për të çmontuar një saraçineskë të tubacionit. Por presioni i ujit e ka goditur në kokë të sëmurin mendor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i Policisë

Me datë 17.08.2016, rreth orës 13:30, është njoftuar se tek vendi i quajtur Ish Gjeologjia e Mashterkorit në Reps- Mirditë, në pusetën e shkarkimit të ujësjellës – kanalizime në Mirditë , shtetasi Fran Legisi, 48 vjeç, banues në Reps – Mirditë ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi ishte person i sëmurë mendor prej disa kohësh .
Sot me një çelës hidraulik ka tentuar të çmontoj saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur në pjesën e kokës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.
Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim si ngjarje aksidentale.

/Blitz.al/