Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërhyn raportuesja Fajon, PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Ndërhyn raportuesja Fajon, PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën
September 05
18:44 2016

Pas vendimit të Komiteti për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Civile dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Europian për të kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën, ka ndërhyrë raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, Tanja Fajon.

“Votimi për Kosovën është shumë i rëndësishëm. Me anë të këtij votimi do t’i dërgojmë Kosovës një mesazh të rëndësishëm. Nga liderët atje kërkoj që t’i respektojnë dhe t’i përmbushin kriteret që Kosovës i janë vënë nga BE-ja. Kërkoj nga kolegët e mi që ta përkrahin Kosovën dhe të votojnë pro”, – është shprehur ajo.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek. “Lajm i mirë për heqje të vizave. Tani Prishtina duhet të afrohet”, – ka shkuar ajo në “Twitter”, duke lënë të kuptojë që Prishtina zyrtare duhet të kryejë detyrimet e mbetura. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje