Blitz

 Breaking News

Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës, Rezarta Shkurta: Shiu ndaloj kur duhej, është dikush atje lartë që gjykon më mirë se ne këtu poshtë!

Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës, Rezarta Shkurta: Shiu ndaloj kur duhej, është dikush atje lartë që gjykon më mirë se ne këtu poshtë!
February 27
15:19 2020

Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës, ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare është shoqëruar me debate të mëdha në rrjete sociale e televizione, kjo për shkak se Nexhmije Hoxha ishte e veja e diktatorit Enver Hoxha.

Rezarta Shkurta, bashkëshortja e Ermal Hoxhës, nipit të Enverit dhe Nexhmijes ka reaguar që prej ditës së djeshme në Instagram-in e saj me një postim ku shkruante fjalët më të mira për gjyshen e bashkëshortit.

View this post on Instagram

Pata fatin te njohe nje zonje “Histori” Nje gjyshe e stergjyshe te dashur. Nje grua shekullore per nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Nje grua luftarake deri ne fund! Kujtimet dhe pershtypjet e para qe kam per Nexhmije Hoxhen ishte perpikmerija. Oraret e sakta pa levizur sekondi, ne zgjimin , vaktet, takimet apo kur ulej te shkruante kujtimet e saj. Per mua aso kohe por edhe sot ishte dhe eshte e pabesueshme se si nje njeri per aq vite me aq perpikmeri te organizonte jeten e saj. Me pas pata fatin te isha fotografja personale. Nderkohe qe e fotografoja kete zonje 99 vjeçare, pasi me kish cituar me perpikmeri se si e deshironte foton, apo korigjonte ne menyre te detajuar kendet fotografike, kuptoja se jo rastesisht kjo zonje kish bere Histori. Nje nga planet e saj, ishte te realizonte librin e saj te fundit “ Perjetime dhe meditime ne jeten time politike” e me pas e qeshur thoshte mund te iki nga kjo bote. Dhe ashtu beri kjo zonje e mahnitshme, e zbatoji planin sic kish bere gjithe jeten e saj. E forte, e kthjellet me nje memorie te jashtezakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurine dhe nje trashegimi historike. Te prehesh ne paqe Nena Mija

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on

Sot, ndërkohë që Nexhmija u përcoll për në banesën e fundit, Rezarta me anë të një videoje në Instagram tregon se, në momentin që Nexhmija u “zhvendos” për në banesën e përjetshme, shkroi se shiu pushoi dhe se është dikush atje lartë që gjykon më mirë se ne këtu poshtë.

Share