Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalohet një kamion me lëndë narkotike, transportonin krunde drejt Greqisë

Ndalohet një kamion me lëndë narkotike, transportonin krunde drejt Greqisë
February 13
21:38 2019

Një kamion me lëndë narkotike është kapur mbrëmjen e djeshme në pikën kufitarë të Kapshticës. Mësohet se brenda tij ka pasur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e cila është sekuestruar nga policia.
Sipas të dhënave, droga është gjetur në një kamion me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë. Droga është pikasur nga anti-kontrabanda.

Lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionin që transportonte krunde. Ende nuk dihet sasia e saktë, por burimet bëjnë me dije për “BalkanWeb” se sasia është shumë e madhe dhe janë duke u bërë veprime nga agjentet e antidrogës për ta peshuar.

Gjithashtu policia ka ndaluar edhe një tjetër kamion për t’u kontrolluar. Policia ka ndaluar dy drejtuesit Zija Hidri dhe Ardian Sako./blitz.al/

Komento
Shperndaje