Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalohet inspektori i AKU-së, nën hetim për korrupsion pasiv

Ndalohet inspektori i AKU-së, nën hetim për korrupsion pasiv
November 15
11:02 2016

Nga Anduena Llabani

Sot më datë 15.11.2016, Seksioni për Korrupsionin, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Task Forcës të Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Etrit Berisha, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të AKU Tiranë (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), person i cili ishte shpallur në kërkim më datë 20.09.2016.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Rikujtojmë se më datë 20.09.2016 është ndaluar bashkëpunëtori i tij, shtetasi Indrit Korbi. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekësh të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 259-25 i Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje