Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalohet i moshuari, kreu vepra të turpshme me 10-vjeçaren

Ndalohet i moshuari, kreu vepra të turpshme me 10-vjeçaren
November 10
09:32 2016

Një mashkull 69-vjeçar është ndaluar nga efektivët e policisë pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një vajze 10 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës. Sipas Balkanweb bëhet me dije se shtetasi me inicialet SH.D., babai i fëmijës, kallëzoi në polici se në datën 8 të këtij muaji, shtetasi me iniciale L.Ç. ka marrë vajzën e tij 10 vjeçe dhe e ka çuar në banesën e tij, ku më pas ka kryer veprime të turpshme me të. 69-vjeçari nga Kavaja është arrestuar nga policia sot, pas denoncimit të prindit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale “Vepra të turpshme”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje