Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalohen pijet energjike për fëmijë: Qeveria e Anglisë merr masa të reja

Ndalohen pijet energjike për fëmijë: Qeveria e Anglisë merr masa të reja
August 30
15:12 2018

Shitjet e pijeve energjike për fëmijët mund të ndalohen shumë shpejt në Angli por dhe në të gjithë Britaninë, pasi dyshohen se shkaktojnë probleme të mëdha me shëndetin e tyre.

Qeveria atje ka në planet e saj të afërta një konsultim publik me qytetarët anglezë në mënyrë që fushata për të miratuar ligjin e cila ndalon shitjen e pijeve energjike të fillojë. Sic dihet këto pije përmbajnë nivele të larta sheqeri dhe kafeine dhe konsumimi i tyre nga të rinjtë por kryesisht fëmijët rrisin rrezikun për rastet e obezitetit , prishjes së dhëmbëve, dhimbjeve të kokës dhe problemeve me gjumin. Madje jo vetëm kaq por mësuesit pretendojnë se nxënësit e moshës 16 deri në 18 vjec kanë një ndryshim në sjellje pasi konsumojnë këto lloje pijesh.

Ligji i ri mendohet të ndalojë blerjen e cdo pije që përmban stimulanë dhe që kanë nivelin e kafeinës mbi 150mg për litër, sigurisht për fëmijët nën 16 apo 18 vjec dhe ndërkohë do hiqet mundësia që ti marrin në makineritë e pijeve apo dyqanet e ndryshme.

Me një nga vendet më të rëndësishme të kontinentit  të cilët janë gati për të “hapur luftë” kundër një nga korporatave më të mëdha të botës, atyre të pijeve energjike, duket se nuk do kalojë shumë kohë kur dhe shtete të tjera ti bashkohen kësaj nisme dhe të vendosin kontroll, të paktën për fëmijët, mbi konsumimin e këtyre pijeve të cilat konsiderohen më shumë të dëmshme se sa të dobishme për njerëzit.

Komento
Shperndaje