Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndalohen dy shtetas italianë me precedent penal në Vlorë

Ndalohen dy shtetas italianë me precedent penal në Vlorë
October 07
13:08 2016

Nga Anduena Llabani

Vlorë – Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Vendore Vlorë, repartin “Delta” dhe Guardia di Finanza, në kuadër të planit të masave për të parandaluar dhe goditur trafikun e lëndëve narkotike nëpërmjet kontrollit ujor dhe tokësor, kanë bërë të mundur konstatimin e një mjeti lundrues rreth orës 22:02 dhe bllokimin e tij në Gjirin e Gjipeut, rreth 0,5 milje larg bregut, të llojit “gomone”, me një motor mërkuri 250 hp, 8 m e gjatë dhe 2 m e gjerë.

Në bordin e këtij mjeti lundrues ndodheshin dy shtetas italianë: G.M., 49 vjeç, banues në Brindisi; M.Ch., 40 vjeç, banues në Brindisi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo material i kundërligjshëm.

Dy shtetasit italianë janë persona me precedent kriminal në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike në shtetin italian, pasi gjatë hetimeve të kryera nga Policia e Vlorës ka rezultuar se këta shtetas janë pajisur me vendim të gjykatës italiane për të mos dalë nga shteti i tyre.

G.M. dhe M.Ch. janë shoqëruar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe më pas janë marrë nga Policia Kufitare me qëllim kryerjen e veprimeve për t’u proceduar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufijve”.

Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e hyrjes së këtij mjeti lundrues në ujërat territoriale të vendit tonë./Blitz.al/

kk k

Komento
Shperndaje